Gjermania asgjëson 2.500 litra „limonatë“ nga Maqedonia

Date:

11:16:52                     2017-11-29

 

 

 

 

Një sipërmarrës gjerman kishte paraqitur disa paleta me „limonatë“ nga Maqedonia gjatë muajit tetor në pikën kufitare Ost në Dortmund.

 

Gjatë kontrollit më të hollësishëm, është konstatuar se bëhet fjalë për limonatë të llojit „Fanta“. Megjithëse 2.496 shishet e paraqitura kanë qenë origjinale, ato nuk kanë qenë të destinuara për tregun europian, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Me këtë rast është paraqitur një i ashtuquajtur import paralel. Pasi që pronari i llojit „Fanta“ ka parashtruar kërkesë për konfiskimin e tyre doganor, 2.400 litrat e limonadës janë konfiskuar dhe shkatërruar nën mbikëqyrjen doganore.

 

Informatë shtesë: Si import paralel apo import gri llogariten mallrat të cilat janë prodhuar me pëlqimin e pronarit të firmës (bëhet fjalë për prodhime origjinale), por që pa pëlqimin e tij sillen në tregjet e Bashkimit Europian ose në shtetet kontraktuese të Tregut Europian (Norvegjia, Islanda dhe Liechtensteini). (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...