Kosovari 48-vjeçar rrihet me dalta të hekurta

Date:

20:21:35                  2017-11-26

 

 

 

Pas një zënke në një lokal në rrugën „Schlachthausgasse“ në Vjenë-Landstrasse, një shtetas 48-vjeçar kosovar ka pësuar lëndime të rënda, pas sulmit që i është bërë me dalta të hekurta.

 

Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18.00, në një lokal në Vjenë-Landstrasse, viktima 48-vjeçare ishte zënë me dy persona, shkruan „Heute“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Sipas deklaratave të njërit nga sulmuesit, kosovari 48-vjeçar nga ai kishte kërkuar të holla. Por, kosovari e mohon një gjë të tillë. Dyshohet se paraprakisht, personat nuk ishin njohur me njëri-tjetrin. Zënka vazhdoi edhe jashtë lokalit, në rrugën „Schlachthausgasse“ ku ajo eskaloi edhe më shumë.

 

Pas një debati të shkurtër, sulmuesit, një shqiptar 41-vjeçar dhe një serb 34-vjeçar, nga valixhet e tyre nxorrën dalta të hekurta dhe filluan ta godasin kosovarin 48-vjeçar.

 

Ai pësoi plagë të rëndë në kokë, por jo të rrezikshme për jetë dhe menjëherë është dërguar në spitalin më të afërt. Që të dy sulmuesit janë arrestuar, ndërsa u janë konfiskuar daltat e hekurta. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...