Shqiptarët e shfrytëzojnë Gjermaninë si trampolinë, ja përse !!!

49 Lexime

19:03:01                 2017-11-26

 

 

 

Në portin e Hamburgut në Gjermani, policia detare kufitare gjermane ka kapur me dhjetëra persona në përpjekje për tu larguar nga Gjermania, si udhëtarë „në të zezë“. Për këtë rrezik, ata kanë një arsye shumë specifike.

 

 

Me qindra mijëra persona në vitet e kaluara kanë kërkuar strehim në Gjermani. Për një udhëtim të tillë ata kanë ndërmarrë lloj-lloj aventurash të rrezikshme dhe të vështira. Një grup tjetër personash, Gjermaninë e kanë shfrytëzuar si trampolinë, rrugës për një jetë më të mirë, shkruan „Hamburger Abendblatt“, përcjellë „Shtegu.com“. Përmes portit të Hamburgut, ata kanë tentuar të arrijnë në Britani të Madhe apo Kanada, si udhëtarë „në të zezë“.

 

Sipas kësaj gazete, në dy vitet e fundit, policia detare kufitare gjermane ka kapur 66 persona të cilët kanë tentuar të marrin rrugën ilegalisht, duke u fshehur nëpër kontejnerë, apo anije të ndryshme për transportin e mallrave. Në këtë artikull më tej thuhet se së paku tre personave u ka shkuar përdore që si udhëtarë ilegalë të arrijnë në destinacionet e dëshiruara.

 

 

 

Rasti u zbulua në vitin 2015, kur policia gjermane kishte zbuluar udhëtarët e padëshiruar, të cilët zakonisht janë shqiptarë. Ata pajisen me viza gjermane turistike dhe më pas tentojnë të udhëtojnë ilegalisht nëpër destinacionet e lartpërmendura.

 

Shkaku që ata duan të shkojnë në Britani të Madhe apo Kanada, qëndron në faktin se atje ekziston një komunitet i madh shqiptar, ndërsa në Britani mund të depërtohet shumë lehtë, pasi mungon obligimi për tu regjistruar, pohojnë nga policia gjermane.

 

Udhëheqësit e portit mund të parashtrojnë kërkesë për kallëzim penal për shkak të shkeljes së rregullave të portit, por nuk mjaftojnë fakte për urdhërarrest. Duke shfrytëzuar këtë margjinë juridike, disa persona kanë tentuar shpeshëherë ta përsërisin rrezikun. (Shtegu.com)