Arrestohet shtetasi serb që trafikoi shtatë kosovarë në Austri

Date:

10:27:17              2017-10-27

 

 

 

Në atostradën austriake A4 është arrestuar një trafikant i dyshuar. Shtetasi serb dyshohet se natën e së mërkurës, me një automjet ka trafikuar ilegalisht shtatë persona nga Kosova në afërsi të Nickelsdorfit.

 

Automjeti me autotarga serbe është ndaluar në afërsi të Nickelsdorfit për një kontroll. Vozitësi 32-vjeçar është identifikuar me dokumente të vlefshme serbe dhe me patentë shoferi të vlefshme. Shtatë personat e tjerë nuk kanë mundur të legjitimohem dhe kanë shfrytëzuar mundësinë e parë që të arratisen. Policia austriake i ka ndjekur ata dhe katër prej tyre janë arrestuar.

 

Pak më vonë, një shtetas kosovar është arrestuar nga forcat e Bundesheerit austriak në afërsi të stacionit hekurudhor, ndërsa një tjetër paraditen e së mërkurës në autostradën A4. Pas personit të shtatë kërkimet janë në rrjedhë e sipër, thuhet në një komunikatë të policisë austriake, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Udhëtarët ilegalë të moshës 16-, deri 32-vjeçare janë dërguar në Qendrën për pranimin e përkohshëm të të huajve Eisenstadt. Trafikanti i dyshuar i është dorëzuar Prokurorisë përkatëse për procedurë të mëtutjeshme. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...