Rusia akuzon Ukrainën për përshkallëzimin e situatës

Date:

Rusia ka akuzuar Kievin që ka rënduar tensionet në lindje të Ukrainës, pas shtimit më të madh të luftimeve në disa muaj, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë. ‘Pala ukrainase ka marrë hapa për të përkeqësojë tensionet shumë herë para disa ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare’, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. ‘Jemi seriozisht të shqetësuar për këto aktivitete’. Liderët e Grupit të Shtatë (G7) ekonomive do të takohen në Gjermani më 7 dhe 8 qershor dhe një samit i Bashkimit Evropian është caktuar për këtë muaj. Në ndërkohë, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se marrëveshja për paqe e arritur në Minsk po përballet me „kërcënim konstant“ nga ana e Ukrainës. Ai tha se autoritetet në Kiev po „mundohen t’u shmangen përgjegjësive të veta“ për të ndërtuar dialog direkt me rebelët. Alsat-M

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...