Austri: Kosovarët nuk ia lëshojnë rrugën njëri-tjetrit, lëndohen gjashtë persona

Date:

12:21:46                 2017-10-09

 

 

 

 

Një zënkë në mes dy vozitësve, të cilët u konfrontuan për ate se cili ka pasur të drejtë i pari të hyjë në rrugicë, mbrëmjen e së dielës ka eskaluar ashpër në Graz të Austrisë: Një kosovar 49-vjeçar e ka goditur me veturën e vet një veturë tjetër të kundërshtarit, gjithashtu një trio vëllezërish nga Kosova, të moshës 26, 28 dhe 38-vjeçare, duke e shtyrë veturën në drejtim të një veture tjetër të pafajshme. Me këtë rast janë lënduar gjashtë persona.

 

 

Rreth orës 19.40, në një rrugicë austriake janë takuar dy vetura në drejtime të kundërta. Pasi nuk kanë arritur të merren vesh se cili ka pasur të drejtë të depërtojë i pari, dy vozitësit kanë filluar konfliktin verbal, duke u ofenduar masovikisht në mes vete. Vozitësi 49-vjeçar fillimisht është tërhequr nga rrugica, që më pastaj të kthehet dhe me hov të madh ta godasë veturën e 28-vjeçarit, shkruan „Kronen Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“. Me këtë rast janë lënduar lehtë tre vëllezërit të cilët kanë tentuar në mënyra të ndryshme të shpëtojnë nga goditja.

 

2

 

Vozitësi 49-vjeçar ka vazhduar ta godasë për herë të tretë veturën në fjalë, e cila është shtyrë në drejtim të një veture tjetër të pafajshme. Në këtë veturë janë lëdnuar edhe dy persona të moshës 30 dhe 31-vjeçare, shtetas rusë.

 

Pas konfrontimit të tre vëllezërve me 49-vjeçarin, ky i fundit i ka sulmuar ata edhe me elektroshok, me ç`rast 49-vjeçari ka pësuar lëndim në pjesën e pasme të kokës. Policia austriake e ka arrestuar vozitësin 49-vjeçar dhe pas kontrollit përkatës mjekësor, është dërguar në stacionin policor në Graz.

 

1

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...