Shtetasi rumun fiton më shumë në burgun zviceran se sa i punësuar në vendlindje
11:39:48 2017-10-10
Për shkak të disa plaçkitjeve që i ka kryer në Zvicër, një shtetas rumun është dashur të dalë para Gjykatës zvicerane. Kjo gjë si duket nuk i ka shkaktuar shumë kokëdhembje: Në burgun zviceran ai fiton më shumë se sa në vendlindje.
Veprat e tij janë të shumta: Vetëm brenda gjashtë javësh, shtetasi 34-vjeçar rumun ka kryer mbi 40 plaçkitje. Me këtë rast, nëpër sallone të zbukurimit të thonjëve dhe floktareve, ai ka përvetësuar rreth 45 mijë frangave zvicerane. Për këtë arsye, shtetasi rumun është dashur të dalë para Gjykatës për krime në Lucern.
Aty ka qenë edhe më parë i njohur, pasi në vitin 2010 kishte vuajtur dënim me burg prej gjashtë muajsh, shkruan „Zentralschweiz am Sonntag“, përcjellë „Shtegu.com“. Dy vite më vonë ai u dënua edhe me katër vite burg, për shkak të plaçkitjeve të shumta. Pas vuajtjes së dënimit, dëbohet nga Zvicra, por sërish kthehet për të vazhduar „zejen“ e vjetër.
Veprat i ka kryer pasi në Rumuni gjendja financiare ka qenë e rëndë. Me këtë rast, vuajtja e dënimit në Zvicër për te nuk paraqet ndonjë problem të madh: Në pyetjen e një gjykatësi, ai është përgjigjur se më tepër fiton në burgun „Grosshof“ se sa në vendlindje me një punë me orar të plotë.
Paga ditore në burgjet zvicerane, mesatarisht është rreth 26 franga, prej të cilave duhet të paguajnë 40 për qind në konton e bllokuar pas daljes nga burgu, telefonatat, artikujt të tjerë apo sigurimet shëndetësore e sociale. Këtu përfshihen edhe shpenzimet e dëbimit për në vendlindje apo shpenzimet për përkthyes, transport dhe fluturim.
Mbetet e paqartë nëse i dënuari ka llogaritur në të gjitha këto shpenzime. Por, dihet se ai sërsih do të vuajë dënim me burg prej tre vitesh e nëntë muaj. (Shtegu.com)