20:14:37 2017-10-08
Një film dokumentar i incizuar para disa dekadash, sërish është bërë hit në rrjetet sociale, duke i falënderuar qenit më të bukur, më lojal e më besnik, qenit tashmë të njohur botërisht, atij të Sharrit. Supozohet se filmi dokumentar është realizuar në njërin nga fshatrat e rrethinës së Tetovës, ndërsa për aftësitë e këtij qeni dëshmon edhe kjo video paksa e lënë në harresë, por që të lë pa fjalë për besnikërinë e qenit ndaj tufës së dhenve nëpër Malësinë e Sharrit. (Shtegu.com)

