Vrasje në Austri, vdes një shqiptar 26-vjeçar

Date:

Në një zënkë që ka ndodhur në mes të një grupi shqiptarësh pas një çasti argëtimi në një lokal në periferi të Linzit, ka mbetur i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, transmeton gazeta austriake „Kronen Zeitung“. Krimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa viktima është vrarë nga goditjet me thikë. Në këtë mbrëmjë kanë qenë të pranishëm disa qindra persona. Viktima thuhet se është një person 26-vjeçar, i cili nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në bark. Një moshatar tjetër i tij për momentin nuk është në gjendje të flasë, ndërsa në pyetje është marrë vetëm 33-vjeçari i cili ka kaluar me plagë më të lehta. Motivi i zënkës mbetet ende i paqartë. Ende nuk është e qartë nëse në konfliktin me thika kishte edhe pjesëmarrës tjerë përveç sulmuesit dhe viktimave. Vazhdon të mbetet i panjohur si autori ashtu dhe motivi i vrasjes. Policia nuk përjashton mundësinë që njëri nga të plagosurit të jetë vrasësi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...