Sot pritet të shpallet vendimi për shtetasim zvicerano-maqedonas

Date:

11:15:56                  2017-09-26

 

 

 

Gjykata federale penale e Zvicrës, të martën (sot) pritet të shqiptojë vendimin e saj kundër shtetasit maqedonas, i cili në vitin 2002 kishte rregulluar një pako – granatë dhe ia kishte dërguar redaksisë së „Bota Sot“, në Cyrih. Prokuroria shtetërore ka kërkuar burgim prej njëmbëdhjetë vitesh, ndërsa pala mbrojtëse kërkon lirimin nga akuza.

 

 

Shtetasi i dyfishtë zvicerano-maqedonas akuzohet për përpjekje për vrasje të shumëfishtë dhe shkelje të Ligjit për armëmbajtje, shkruajnë mediet zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Ashtu siç kishte deklaruar edhe personalisht gjatë marrjes në pyetje në muajin gusht, ai e kishte rregulluar një pako-granatë. I akuzuari ka deklaruar se granata nuk ka qenë funskionale dhe me te ka dashur vetëm t`ia tërheqë vërejtjen redaksisë së „Bota Sot“.

 

 

Por hetimet kanë dëshmuar të kundërtën. Pakoja me granatë ka qenë funksionale dhe për fat të mirë është hapur nga këndi nga i cili nuk ka shpërthyer.
Si motiv për këtë veprim, i akuzuari ka deklaruar se „Bota sot“, gjatë luftës së Kosovës i kishte bërë publike rrugët e arratisjes së civilëve, e që kishte çuar në shumë masakra. Pasi i kishte parë fotot në televizor, më 26 shtator të vitit 2002 ia kishte dërguar pakon redaksisë në Cyrih-Oerlikon.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...