17:27:44 2017-09-07
Isak Kamberi eshte shqiptari i cili pas 22 vitesh qendrimi ne Austri, ku kishte shkuar si femije, ka vendosur qe te kthehet ne qytetin e lindjes dhe ketu ta realizoje endrren: Te behet shef ne restorantin e tij personal.
Isaku ka perfunduar shkollen fillore dhe ate te mesme ne Salzburg te Austrise, ne qytetin e lindjes se Mocartit, ku familja e tij ishte vendosur qe kur ai ka qene ne moshen 10-vjecare. Pas perfundimit te shkolles se mesme per gastronomi ne Salzburg, ai ka punuar si kuzhinier neper disa hotele dhe restorante me pese yje, kryesisht neper skiqendrat neper Austri.
Ka marre pjese neper shume evenimente gastronomike, shkruan „Plus Info“, percjelle „Shtegu.com“, ne te cilat ka dituar shume medalje dhe shperblime, te cilat e kane shpene ne poziten e kuzhinierit kryesor.
Mirepo, ate qe nuk e ka harruar asnjehere eshte Shkupi i vet, qyteti i lindjes per te cilin ka enderruar se nje dite do te kthehet dhe do te hape restorant personal.
U ktheva ne Shkup pasi e dua dhe dua te kem restorant personal mu ketu, kampohuar Isal Kamberi, pronar i restorantit „Austrian Palace“.
Per me teper mund te lexoni ne „Art kujna“.

