LAJM I FUNDIT: Tronditet Zvicra nga vrasja e dyfishtë

Date:

17:19:56                 2017-08-05

 

 

 

 

 

Një person ka vrarë ish të dashurën dhe një person tjetër, i cili e shoqëronte pak pas mesnatës të së shtunës, në Verrières të Neuchatelit. Autori i krimit është arrestuar.

 

 

 

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Verrières. Një person ka vrarë ish të dashurëb e vet dhe një person tjetër që e shoqëronte, natën në mes të së premtes dhe të shtunës, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Veprën e ka kryer me një armë zjarri, ka konfirmuar pasditen e së shtunës policia e Neuchatelit.

 

 

 

 

Vetë autori e ka alarmuar policinë, duke potencuar se ka vrarë ish të dashurën dhe shoqëruesin e saj, në rrugën kryesore të Verrières. Personi na fjalë nuk ka rrezistuar aspak gjatë arrestimit.

 

 

 

 

Ekipet e shpëtimit vetëm se kanë mundur të konstatojnë vdekjen e dy personave. Hetimet do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...