Të nderuar,
Siç e dini, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane udhëhoqi një delegacion pesëdhjetetre anetaresh per ne Rome ne Shtator 2016 per pjesemarrje në shenjtërimin e Nënës Terezë dhe për një vizitë në Grec, qytezën që Mbretëria e Napolit ia kishte falur Skenderbeut dhe trupave të tij më 1461, që po ashtu është edhe vendlindja e babait të Joe DioGuardit.
Këtu po ju dërgojme njerën nga pesë videot pesëmbëdhjetë minutëshe të kësaj vizite me Arbreshët e Gecit, video këto të perpunuara nga Gani Vila i ALBTVUSA (Albanian Television of America), me bazë në Troy, Michigan. Ndoshta edhe e keni parë një pjesë të këtyre videove vitin e kaluar, por po besojme se do ta pëlqeni këtë seri me pesë video të kësaj vizite të rëndësishme.

