Policia zvicerane arretson tre persona nga Zvicra dhe Kosova për ngarje të shpejtë

Date:

18:27:47                    2017-06-18

 

 

 

 

 

Policia zvicerane e Kantonit Cyrih, pasditen e së dielës ka ndaluar një veturë sportive në Rüti dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për vozitje të egër. Vetura është konfiskuar.

 

 

 

 

Pak pas orës 13.00, në polici kishin arritur disa informata se në rajonet Tann, Dürnten dhe Rüti, një veturë ka vozitur me shpejtësi marramendëse, thuhet në një komunikatë të policisë, njofton „Shtegu.com“. Pak pas orës 15.00 vetura është hetuar dhe ndaluar në Rüti. Sipas informatave të deritanishme, veturën e kanë ngarë tre persona. Tre personat e dyshuar, nga Zvicra dhe Kosova, të moshës në mes 19 dhe 40-vjeçare janë arrestuar, ndërsa vetura është konfiskuar.

 

 
Me këtë rast, policia zvicerane i lutë të gjithë ata të cilët kanë vërejtur mënyrën e vozitjes, sidomos shpejtësinë eventuale, apo ata të cilët eventualisht e kanë filmuar ngjarjen të paraqiten me telefon në stacionin policor në Cyrih.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...