Më në fund prononcohet edhe multimilioneri shqiptar në Zvicër

Date:

11:35:53                 2017-06-17

 

 

 

 

 

 

Shqiptari Avni Orllati ka pranuar që të japë një intervistë të gjatë, njëherit edhe e para e tij për opinionin, të cilën e ka publikuar gazeta frankofone zvicerane „Le Temps“. Sipërmarrja e tij ka një hyrje-dalje prej 200 milionë frangash zvicerane dhe më se 700 të punësuar në Zvicrën frankofone.

 

 
Kulminacioni i arritjeve në biznes, ka shkaktuar reagim qëllimkeq në mesin e konkurrentëve dhe përmes letrave anonime, sipërmarrja e Avniut është paditur në gjyq, për shkak të kinse ndotjes së ambinetit jetësor. Por, pas disa muajsh të hetimeve, Prokuroria e Kantonit Vaud e ka mbyllur hetimin, duke e kualifikuar informatën anonime si të pabazë.

 

 

 

 

Për momentin, Avniu ka nën mbikëqyrje rreth 79 deri 90 kantiere, ndërsa që nga fillimi i karrierës i ka përfunduar rreth 1 mijë sosh. Të gjitha këto, ai i ka arritur me punë, fat dhe guxim të pashoq, duke u ballfaquar me lloj-lloj rreziku, shprehet Avniu në intervistën e gjatë të cilën e ka përshtatur „Shtegu.com“. Tash e 25 vite, Avniu në ora 05.00 të mëngjesit shkon në zyrë, ndërsa pasdite i viziton kantieret. Në një pyetje të gazetarit zviceran, nëse e njehë Hashim Thaqin, ai është përgjigjur se i njehë vetëm politikanët e Zvicrës, sidomos ata të Kantonit Vaud.

 

 

 

Në të ardhmen ai ka pohuar se do të punojë në realizimin e disa projekteve për godina të reja. Ll. S.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...