Një shpresë e vogël për shqiptaren e mitur në Gjermani

Date:

Marjana me prindërit e saj: Zana dhe Bujar Kordhaku

 

 

 

 

14:10:53                     2017-02-19

 

 

 

 

 

Në Ministrinë e Brendshme të krahinës gjermane Nordrhein-Westfälen në Düsseldorf, Komisioni për raste të rënda për çështje të të huajve, ka shqyrtuar rastin e të miturës 15-vjeçare shqiptare, Marjana nga Burgsteinfurti.

 

 

 
Babai, nëna dhe dy vëllezërit e vajzës shqiptare, kanë qenë të urdhëruar që të largohen nga territori gjerman, pas një vit e gjysmë qëndrimi. Shipëria tashmë llogaritet si vend i sigurt i prejardhjes. Por, pasi familja shqiptare ka qenë shumë mirë e integruar me rrethin, banorët vendës kanë organizuar përkrahjen e saj duke angazhuar një avokat mbrojtës, shkruan „Westfälischen Nachrichten“, përcjellë „Shtegu.com“. Rashmë, në horizont është shfaqur një shpresë e vogël. Komisioni në Düsseldorf është duke e shqyrtuar mundësinë që Marjana dhe vëllezërit e saj, të mund të qëndrojnë në Gjermani përderisa ta lryejnë arsimin përkatës. Marjana për momentin është duke vijuar klasën e dhjetë në „Burgsteinfurter Realschule“, ndërsa e ka siguruar edhe një praktikë në spitalin „Marienhospital“. Por, për momentin, sipas kushteve të tanishme, lejeqëndrimi më i gjatë për ta është i pamundshëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...