E gjithë Zvicra në kërkim të Silasit të zhdukur trembëdhjetëvjeçar

Date:

11:10:04               2017-01-28

 

 

 

 

 

 

Edhe pas gjashtë ditësh të zhdukjes së trembëdhjetëvjeçarit zviceran Silas Aerschmann, Policia kantonale e Friburgut nuk ka mundur të japë risi për ngjarjen.
„Ne po bazohemi në çdo informatë sado të vogël dhe po kërkojmë intensivisht në vazhdim““, ka deklaruar të premten zëdhënësi i policisë Bernard Vonlanthen, lidhur me zhdukjen e Silasit.

 

 

 

Vonlanthen i ka spjeguar mënyrat e kërkimit nëpër gjithe territorin ku supozohet se është zhdukur trembëdhjetëvjeçari, i cili këtë veprim e ndërmori pas një zënke me t`ëmën. Në këtë aksion janë përfshirë edhe helikopterët, ndërsa radiusi i kërkimit gjithnjë e më tepër po zgjerohet.

 

 

 

Për familjen e Silasit, situata është tepër e rëndë, ndërsa policia shpreson në një përfundim të mirë të situatës.

 

 

 

Edhe në shkollën ku Silas vijon mësimin është shkaktuar shqetësim i madh i cili vërehet tek nxënësit: „Të gjithë jemi duke shpresuar se Silasi do të gjendet së shpejti“, ka pohuar drejtori i shkollës Bernhard Schafer për „Berner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Policia zvicerane i lutë të gjithë ata të cilët dinë ndonjë informatë për Silasin, të paraqiten në këtë numër telefoni: 026 304 17 17.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...