Austria në këmbë, arrestohet një shqiptar i dyshuar për terrorizëm

Date:

19:15:21                 2017-01-20

 

 

 

 

Kryeqytetin e Austrisë e ka kapluar një alarm terrori: Sipas paralajmërimit të shërbimit sekret, një grup shqiptarësh radikal-islamik, në muajin janar ka planifikuar një sulm me granata në Vjenë. Një i dyshuar i grupit ka ardhur të premten në Austri dhe që atëherë është vëzhguar në çdo hap nga hetuesit. Pasditen e sotme, në lagjen „Favoriten“ të Vjenës, në skenë ka dalur njësiti antiterrorist austriak „Cobra“: Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa informatat që i posedojnë autoritetet austriake, flasin se „një grup shqiptarësh radikal-islamik“, kanë planifikuar një sulm terrorist në Vjenë, në periudhën prej 15-30 janar të këtij viti. Forcat e rendit janë vënë në gatishmëri të plotë, shkruan „Kronen Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 
Sipas të gjitha gjasave, shqiptari i dyshuar dhe simpatizues i SHI-së, ka udhëtuar në Austri të premten nga Gjermania, ku e kishte rregulluar personalisht një mjet shpërthyes, për të kryer sulmin në Vjenë.

 

 

 
Autoritetet austriake e kanë vëzhguar kohë të gjatë atentatorin e dyshuar dhe pasditen e së premtes, rreth orës 18.05 e kanë arrestuar në „Quellenstrasse“.

 

 

 

Pas atentatit në një treg gjerman ku humbën jketën 12 persona, Austria e ka ngritur gatishmërinë e alarmit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...