Zoran Zaevi në Haraçinë pritet sikur Titoja në kohën e vet

Date:

18:11:16              2016-11-04

 

 

 

 

Prof. Muhamer Pajaziti aktualisht ligjërues në Kolegjin ISPE, në Prishtinë, ka shprehur indinjatën e tij të thellë pas vizitës së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në Haraçinë të Shkupit. Në profilin e vet në Facebook, ai ka shkruar:

 

 

 

 

Të zhgënjyer nga partitë shqiptare, vasale të partive maqedonase, shqiptarët në Maqedoni po humbin forcën, dinjitetin e tyre, duke varur shpresat në një parti maqedonase LSDM, e cila instaloi shtetin policor dhe montoi shqiptarët në shumë procese gjyqësore. Sonte në Haracinë të Shkupit, Zoran Zaev është pritur nga shqiptarët sikur Tito-ja dikur në kohën e bashkim-vëllazërimit të rrejshëm.

 

 

 
Zhgënjim i madh, në cfarë derexhe jemi ardhur duke pritur që kauzën shqiptare në këtë shtet ta ndërtojmë përmes një partie maqedonase. Nuk jemi Suedi, as në Zvicër, bëhet fjalë për një shtet i cili për vite me radhë zbaton politika agresive kundër shqiptarëve, prandaj kjo që ndodh është absurd. Kaq të dobët paskemi qenë. Normalisht për këtë fajtorë janë edhe politikanët shqiptarë të korruptuar dhe kriminalizur, të cilët bishtin e kanë te zënë me derë nga veprat e tyre të shëmtuara.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...