Tre vite burg për „nipin“ shqiptar të moderatorit të njohur gjerman Gunther Jauch

Date:

19:12:15               2016-11-04

 

 

 

 

Në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së rrethit në Frankfurt të Gjermanisë, është gjetur kosovari dyzetetrevjeçar, Enver M. „Unë jam Toni Jauch, nipi i Gunther Jauch“, kështu e kishte përbuzur kosovari besimin e pensionistit 91-vjeçar, Herbert T. Fillimisht, ai ia kreu një shërbim, duke e dërguar pensionistin deri te mjeku.

 

 

 

 

Por, pas shpinës, ai ia plaçkiti plakut të gjorë, përndryshe ish arkitekt, një kartelë EC dhe kodin e saj, duke nxjerrë nga kontoja e tij rregullisht para dhe duke shpenzuar nëpër shtëpi mallrash të ndryshme.

 

 

 

k800_gunther-jauch-wer-wird-millionar

Gunther Jauch

 

 

 

Deri më sot, pensionisti gjerman ende nuk ka mundur ta gëlltitë faktin se ishte mashtruar nga kosovari: „Ai për mua është një kriminel i madh“, citon fjalët e plakut „Bild“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Ndërsa Enver M. në Gjykatë përpiqet të paraqitet si një ngjalë e vërtetë, pjesërisht i penduar, duke pohuar se të gjithë të hollat i kishte shpenzuar në lojëra të fatit. Në fund të seancës, Gjykata e dënoi me tre vite burg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...