21:48:46 2016-10-22
KSHZ ka mundësuar që diaspora të paraqitet për votim në faqen e saj zyrtare, aplikacioni ka për qëllim paraqitjen dhe votimin në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare më 11 dhjetor, njofton Zhurnal.
Votuesi duhet të vë numrin amë ndërsa të dhëna të tjera nuk kërkohen sepse sistemi i realizon vetvetiu.
Në qoftë se ka më shumë se një zyrë, ambasadë apo përfaqësi ku jeton votuesi ai duhet të zgjedh vendin ku do të votojë. Në momentin që votuesi dërgon kërkesën ajo arrinë në KSHZ dhe fillon faza e përpunimit ndërkohë që për herë të parë 170 mijë votues janë vënë në një listë të vecantë, transmeton Zhurnal.

