Shqiptari shpëton një grua nga Taxhikistani, duke humbur gjithë pronën e vet

45 Lexime

11:22:47               2016-10-23

 

 

 

 

 

Një shtetas shqiptar e kishte parandaluar një katastrofë të vërtetë në qendrën e strehimit në Hagen të Gjermanisë, duke humbur me këtë rast gjithçka të veten. Me vendbanim në katin përdhes të qendës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre, ai e kishte kuptuar se një grua e traumatizuar nga Taxhikistani e kishte djegur dhomën e saj. Porsa i kishte dëgjuar klithmat për ndihmë, ai menjëherë i kishte ardhur në ndihmë.

 

 

 

 

Me këtë, ai e kishte shpëtuar gruan nga vdekja, por e cila kishte pësuar lëndime të rënda në krah. Ai gjithashtu e kishte parandaluar zgjerimin e zjarrit, por i kishte humbur të gjithë gjësendet e vlefshme, shkruan „WAZ“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Banesa e tij ishte bërë e pabanueshme pasi në te ishin futur tymi toksik dhe uji i shuarjes së zjarrit. Bile, shqiptari nuk kishte mundur ta shpëtojë edhe celularin e vet, ndërsa tani banesa e tij do të rinovohet tërësisht.

 

 

 

 

Para pak kohësh, ai është punësuar, ndërsa enti social është duke u përpjekur ta përkrahë në këtë situatë të vështirë, me ndihmën e priftit evangjelist, Thomas Gerlach, i cili ka inicuar një aksion solidar për shqiptarin. „Familja shqiptare ka nevojë për gjera të voglë, pasi për momentin ajo nuk ka asgjë“, ka pohuar për gazetën në fjalë, Gerlach. Ai tashmë ka biseduar me organizatën humanitare „Caritas“ për t`iu siguruar ushqim e veshmbathje.

 

 

 

 

Banuesit e tjerë kanë mundur të kthehen të njëjtën natë në qendrën e strehimit. Policia gjermane ka filluar hetimin për shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa gruaja nga Taxhikistani është duke u kuruar në një spital të afërt.