Sihariq i shumëpritur për kosovarët dhe shtetasit maqedonas: Biletat e avionit mund të blihen në qoshk

Date:

20:27:39               2016-10-18

 

 

 

 

 

Ai i cili ka planifikuar ndonjë udhëtim në Kosovë, mund t`ia fillojë festës. Biletat e avionit të agjencisë Air Prishtina tashmë mund të blihen edhe në qoshqet „Valora“ në Zvicër.

 

 

 

 

Përfaqësia e qoshqesheve „Valora“ në Zvicër, është duke i tërhequr klientët nga komuniteti kosovar e ai maqedonas në Zvicër, me shërbimet e saja financiare. Tashmë, klientëve të Air Prishtina, Valora ua mnudëson pagesën e biletës së fluturimit nëpër qoshqet e saja.

 

 

 

 

Biletat e rezervuara online apo përmes thirrjes telefonike do të mund të merren nëpër qoshqet e Valorës apo përfaqësitë e „Press&Books“ në Zvicër, kanë bërë të ditur gjatë të martës nga Valora, përcjellë „Shtegu.com“. Air Prishtina ofron fluturime të rregullta për Kosovë dhe Maqedoni, ndërsa tash e 35 vite Air Prishtina ka krijuar urën me vendlindje për bashkatdhetarët e saj.

 

 

 

 

Edhe pse pagesa e biletave është duke shkuar në drejtim të pagesës online, udhëheqësja e Air-Prishtina, Lejla Ibrahimi ka pohuar: „Gjithnjë e më shpeshë jemi dëshmitarë se ekzistojnë persona të cilët ose nuk posedojnë kartela kreditore, ose nuk dëshirojnë të kyçen në internet“.

 

 

 

 

Po që se klientët dëshirojnë të paguajnë pa kartelë kreditore, gjatë rezervimit mund të zgjedhin mënyrën „pay@POS“. Më pas, ata do të pranojnë një kod QR përmes e-mailit apo një kod përmes SMS-it në celular dhe brenda 48 orëve mund ta paraqesin në qoshkun e Valorës.

 

 

 

 

Viteve të fundit, Valora e ka zgjeruar aktivitetin e saj me shërbime financiare. Që nga viti 2010 është duke bashkëpunuar me shërbimin financiar amerikan Moneygram, e cila punëtorëve me punë të përkohshme jashtë vendit u mundëson transferimin e të hollave në vendlindjet e veta.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...