Çifti bashkëshortor zviceran kthehet me pesë thasë mbeturina nga Ohri

Date:

05:36:26           2016-10-03

 

 

 

 

Një çift bashkëshortor zviceran, adhurues të mëdhenj të Ohrit, nga plazhi në Lubanishtë, është kthyer me pesë thasë prej nga 120 litrash të mbushura me mbeturina. Ata kanë dashur ta shfrytëzojnë kohën e mirë dhe me diell në brigjet e Liqenit të Ohrit, por gjatë mbërritjes së tyre, kanë hasur në plazh të stërmbushur me mbeturina.

 

 

 

1

 

 

 

„Qyteti juaj dhe natyra e cila e rrethon, vërtetë është e mrekullueshme. Nuk mund të kuptojmë se si njerëzit mund ta shkatërrojnë këtë bukuri, duke hedhur mbeturina ku të munden. Hasëm në shumë shishe plastike, mbeturina të ushqimit, bile edhe pelena të fëmijëve. Dy orë të tëra e pastruam plazhin, i mbushëm pesë thasë, i morëm me vete e më pas, duke u kthyer në shtëpi i hodhëm në kontejner. Ende kanë mbetur mbeturina në plazh, por nuk patëm vend në veturë për të marrë me vete edhe ndonjë thes“, kanë deklaruar ata për „Ohrid News“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

3

 

 

 
Ata janë të mendimit se problemi me mbeturinat mund të zgjidhet në mënyrë efikase sipas shembullit të vendeve europiane, me kontrolle të shpeshtë nga ana e inspektorëve të veshur në rrobe civile, të cilët do të patrullojnë nëpër plazhe dhe do të gjobisin, si dhe me edukim më të lartë nëpër shkolla, me qëllim të ngritjes së vetëdijes që nga mosha më e mitur.

 

 

 

Për fat të keq, edhe përkundër apeleve të ekologëve dhe shkrimeve nëpër medie, deri më tani jo vetëm që nuk është ngritur vetëdija e individëve, por edhe as që janë duke u ndërmarrë masa për zgjidhje të përhershme të këtij problemi, prej të cilit turistët gjithnjë janë të befasuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...