L` Express: Kosovarja Kelmendi refuzoi milionat për të mbrojtur nderin e Kosovës

43 Lexime

06:10:10               2016-10-03

 

 

 

 

 

Duke i dhuruar vendit të saj medjalen e parë olimpike të artë në histori, xhudistja Majlinda Kelmendi e ka realizuar ëndrrën e saj duke bërë krenarë tërë kombin.

 

 

 

 

Është medalja e parë në historinë e Kosovës: Xhudistja Majlinda Kelmendi i ka dhuruar vendit të saj metalin më të çmuar duke fituar në kategorinë më pak se 52 kg në Lojërat olimpike në Rio. Një arritje dhe krenari kombëtare për vajzën e cila pohon se ka refuzuar miliona, për të mbrojtur ngjyrat e një kombi tjetër. Majlinda nuk iu nënshtrua asnjëherë joshjes së natyralizimit.

 

 

 

„Sot, unë jam shumë e lumtur, pasi këtë moment e kam pritur kohë të gjatë dhe kam refuzuar shumë oferta e shumë miliona nga vendet të cilët dëshironin që unë t`i prezantoja“, ka deklaruar kosovarja pas suksesit të saj. „Të gjithë milionat e botës nuk do të më bënin më të lumtur se sa ndjehem sot“, ka shtuar Majlinda.

 

 

 

Bartësja e flamurit të vendit të saj në ceremoninë e hapjes, vajza e re 25-vjeçare arriti ta vendosë vendin e saj në hartën e olimpizmit, dy vite pas pranimit të Kosovës në Komitetin ndërkombëtar olimpik, shkruan „L` Express“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

„Kjo arritje do të thotë shumë për mua dhe për vendin tim. E kam pritur këtë moment me vite të tëra. Jam shumë e lumtur. Jo vetëm familja ime që është e lumtur, por edhe të gjithë kosovarët, të gjithë fëmijët. Është sikur një ëndërr që shndërrohet në realitet“.

 

 

 

 

Para katër vitesh ajo kishte marrë pjesë në Lojërta olimpike në Londër, por nën flamurin e Shqipërisë, pasi Kosova, një shtet i vogël ballkanik, nuk ishte i njohur ende nga instancat ndërkombëtare.

 

 

 

 

Që atëherë, te kosovarja e lindur në Pejë ka ndryshuar çdo gjë, duke krijuar një reputacion të madh në planetë, pasi fitoi dy medalje botërore më 2013 dhe 2014.

 

 

 

E përkrahur nga trajneri i saj Driton Kuka, Majlinda Kelmedi asnjëherë nuk e llogariti veten më të talentuar se të tjerat. „Dua t`i tregoj të rinjve se sado që vendi ynë është i vogël, sado që është me probleme të shumtë dhe sado që është i varfër, me vullnet të mirë mund të arrihet çdo gjë. Duhet të punohet fortë, por mbi të gjitha, duhet t`i besohet vetvetes“, kishte pohuar Majlinda e izoluar gjatë luftës e cila i shkatërroi vendin e saj.

 

 

 

„Kam disa kujtime të këqija nga kjo periudhë, sikur kur vinin ushtarët apo policët në shtëpi. Në atë kohë nuk e kuptoja realisht situatën pasi isha vetëm një fëmijë. Por, tani kur më kujtohet, ishte tmerr i vërtetë. Tash e kuptoj se sa rëndë e kanë pasur prindërit e mi“, spjegon Majlinda.

 

 

 

Xhudistja kosovare përkujdeset financiarisht për prindërit e saj të cilët janë të papunë, njësoj sikur një e treta e popullatës kosovare. Afro gjysma e popullatës prej rreth dy milionë, jetojnë në varfëri, përfundon artikullin „L` Express“ nga Franca.