Videot e arinjve të liruar nga kafazet shqiptare vërshojnë botën

Date:

03:44:54              2016-10-03

 

 

 

 

 

Kohë më parë, mediet botërore kishin informuar rreth ariut me emrin Tomi nga Shqipëria, i cili ishte keqtrajtuar nga pronari, për të organizuar spektakle për hir të turistëve, nëpër restorante të ndryshëm, pika karburantesh, hotele dhe plazhe në Shqipëri, duke e orientuar kafshën e gjorë në një ekzistencë të mjerueshme.

 

 

 

 

Tashmë, Tomi është liruar në Shqipëri, duke i falënderuar mbrojtësve të kafshëve. Me ndihmën e anëtarëve të kësaj organizate, të Ministrisë së Mjedisit dhe të policisë shqiptare, Tomi iu konfiskua pronarit të tij, i cili kishte refuzuar të kooperojë, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Ekipi i shpëtimit e kishte dërguar Tomin nga Ulza, në kopshtin zoologjik në Tiranë, ku është rehabilituar me ushqim normal, e më pas është zhvendosur në parkun e arinjve në Prishtinë. Aty gjenden edhe dy arinjtë e tjerë Pashuku dhe Gjina, të liruar nga torturat, ndërsa në videot e mëposhtme mund të shikoni se si e shijojnë lirinë e çmuar, video të cilat kanë vërshuar botën dhe janë bërë hit në internet.

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...