Shuhet veterani i arsimit kosovar në Detroit

Date:

18:31:38             2016-10-02

 

 

 

 

Pas një sëmundje të rëndë, në Detroit të SHBA-ve ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, Nikollë Musolli, veteran i arsimit dhe njëri ndër mësuesit e parë të rrethinës së Istogut. Nikolla ka lindur më 10 gusht 1933 në Gurrakoc të Istogut. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ulët i kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Prishtinë, ku më vonë përfundoi edhe Akademinë Pedagogjike. Profesionin e tij si arsimtar e filloi në 1 shtator 1951 në fshatin Zallq, në Shkollën fillore me emrin „Radosh Toshiç“ ku mësimi mbahej me paralele të kombinuara. Por, me angazhimin e pashoq të Nikollës, shkolla e Zallqit arriti të shndërrohet në shkollë tetëvjeçare, ndërsa në vitet 1969/70, shkolla pavarësohet dhe pagëzohet me emrin „Avni Rrustemi“. Nga gjeneratat e arsimtarit Musolli kanë dalë mësues, mjekë, profesorë e historianë të suksesshëm.

 

 

 

Përndryshe, Nikollë Musolli i ndjerë është babai i ish gazetarit të njohur të RTK-së, Petrit Musolli.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...