Dënohet kosovari që torturoi peshqit

Date:

12:45:23              2016-07-16

 

 

 

 

 

Peshkimi i gabuar e ka sjellë një kosovar në Gjykatën e Lenzburgut në Zvicër, për shkak të „trajtimit pikëllues e torturues të peshqve“, me ç`rast ai është dënuar.

Terminin e parë të seancës gjyqësore, Petriti e kishte lëshuar për shkak të ngatërrimit të datës së mbajtjes, Por gjatë kësaj seance 28-vjeçari u paraqit duke u penduar dhe kërkoi falje për veprimin e tij.

Edhe në disa pikëpamje të tjera, kosovari me vendbanim në Freiamt, Gjykatës i kishte lënë përshtypje të mirë e kooperuese. Veprimet kundër Ligjit për mbrojtjen e kafshëve ai nuk i mohoi.

Prokuroria e rrethinës Lenzburg-Aarau e ka akuzuar për „trajtimin e shumëfishtë pikëllues e torturues të peshqve“, peshkimin joadekuat të tyre dhe peshkim pa leje përkatëse, shkruan „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

Petriti ka deklaruar se ai nuk ka qenë në dijeni për rregullat e peshkimit të cilat janë ndryshuar para dy vitesh, por se ka dashur vetëm të kalojë një ditë të mrekullueshme „duke u larë e notuar“.

Akuza e ka rënduar se 5-6 peshqit e zënë, ai i kishte mbajtur në një qese najlloni të mbushur me ujë, në gjendje gjysmë të gjallë. Gjykatësi i ka treguar Petritit një foto, duke i thënë: „Ju po e shihni se ky peshk nuk është duke u ndjerë mirë“. Por, Petriti nuk kishte llogaritur si duhet, duke pohuar: „Ashtu se ashtu, peshqit do të ngordhnin“, është përgjigjur kosovari i cili në Gjykatë është paraqitur pa ndonjë avokat. Pa e ditur se peshqit në këtë gjendje vuajnë, i kishte vendosur në qese najlloni.

Petriti është dënuar me 2.700 franga zvicerane me kusht për dy vite pasi nuk i ka njohur rregullat e peshkimit, ndërsa shumën prej 800 franga zvicerane do ta paguajë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...