Ishte shqiptari nga Zvicra që u fut në fushën e gjelbër duke vrapuar në drejtim të Ronaldos

Date:

15:14:47             2016-07-01

 

 

 

 

 

Në minutën 109`të ndeshjes çerekfinale të KE 2016,në mes të Portugalisë dhe Polonisë, në Marsejë, një i ri shkaktoi huti të madhe tek spektatorët, duke u futur në fushën e futbollit. Ai kishte marrë drejtimin e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, ndërsa kujdestarët e ndeshjes arritën që ta ndalin dhe ta largojnë nga fusha.

 

 

 

Edhe pse në ekranin televiziv ai u vërejt shumë pak, identiteti i tij tashmë është sqaruar. Sipas asaj që shkruan «Bieler Tagblatt», bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili arsimin e ka kryer në Brügg të Zvicrës. Edhe përkundër përpjekjeve të „“Blick“, për ta kontaktuar personin në fjalë, ai nuk është i kapshëm për opinio nin, gjë të cilën e konfirmon edhe e ëma e tij. Ajo është në pritje të ndonjë shenje jete për te. «Jam shumë e brengosur», ka pohuar ajo për „Blick“, njofton „Shtegu.com“. Ajo nuk e ka idenë se ku mund të gjendet djali i saj, por dyshon se ai është burgosur.

 

 

 

Sipas «Bieler Tagblatt», kjo nuk është hera e parë që praktikanti në fjalë ka shkatuar probleme në fushën e gjelbër: „Në një ndeshje futbolli , si lojtar i FC Besës nga Bieli, ai e kishte sulmuar një refer dhe për një vit të tërë i ishte ndaluar angazhimi në fushë. Sipas Adrian Kurtit, kapiten i ekipit të parë shquiptar FC Besa, për këtë shkak, ai nuk gjendet më në ekipin e parë të skuadrës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...