Si i harxhojmë paratë e mërgimtarëve ?

Date:

09:07:19             2016-07-01

 

 

 

 

Kontributi ekonomik i diasporës  është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit  të cilit një numër i madh shtetesh në botë i kushtojnë rëndësi të veçantë për shkak se e nxisin procesin e regjenerimit social e ekonomik.

Paratë e mërgimtarëve shqiptarë që hyjnë në vend  janë leva kryesore lëvizëse e ekonomisë. Paratë e harxhuara për konsum të përgjithshëm,  ndikojnë në përmirësimin e të hyrave në buxhet, por dilema është e hapur se sa këto mjete, përmes projekteve të ndryshme, iu kthehen atyre që i investojnë në formë të harxhimeve.

Mërgimtarët shqiptarë të cilët janë të angazhuar me punë të përkohshme apo të përhershme jashtë vendit,  me kapitalin e tyre që derdhin në  Maqedoni në masë të madhe ndikojnë në ekonomi  dhe njëherit janë  edhe stabilizator kryesor i rezervave devizore.

Sipas, profesorit Nasir Selimit, investimet direkte nga diaspora kapin shifrën  1 miliard e 400 milionë dollarë që do të thotë se ndonjë vit arrijnë  20 për qind të  Bruto Produktit Vendor. Këto mjete financiare e mbajnë gjallë ekonominë e vendit.  Institucionet shtetërore nuk kanë bërë shumë për të informuar afaristët nga diaspora se ku të investojnë gjegjësisht të jenë pjesëmarrës në blerje të ndryshme të cilat i emitojnë  institucionet tona.

Ndërkohë, partitë politike shqiptare në Maqedoni në platformat e tyre kanë edhe sferën e  ekonomisë, por deri më tani nuk kanë arritur t’i vendosin në binar këto mjetet financiare që vijnë nga diaspora. /V. D. / (tetova1.mk)

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...