Aksion i madh francezo-zviceran për arrestimin e katër kosovarëve

Date:

17:13:27            2016-05-01

 

 

 

 

Policia zvicerane, ka arrestuar katër shtetas kosovarë, me rastin e një plaçkitje që e kishin kryer të premten në Mont-sur-Rolle (VD). Duke i falënderuar një operacioni të gjerë, tre sulmuesit janë arrestuar të njëjtën ditë, ndërsa një tjetër është arrestuar të shtunën.

 

 

 

Hetimet për zbulimin e tyre janë kryer në bashkëpunim me trupat e rojes kufitare si dhe xhandarmerisë franceze, informojnë nga policia kantonale e Vaud. Katër autorët e kishin sulmuar një shtetase ruse në vendbanimin e saj, rreth orës 16.30, të cilën e kishin neutralizuar para se të arratiseshin.

 

 

 

Por, viktima ka arritur të lirohet së shpejti, duke alarmuar policinë. Për fat të mirë, ajo nuk është lënduar, ndërsa kosovarët ishin larguar me një furgon, shkruan „20 Minutes“, njofton „Shtegu.com“. Së shpejti, ata ishin hetuar dhe arrestuar në një parking të qendrës komerciale dhe në një pyll të afërt, në afërsi të Chavannes-de-Bogis (VD).

 

 

 

Për hetimin e tyre ishin angazhuar dy helikopterë të rojes kufitare dhe policisë. Duhet theksuar se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim reciprok franko zviceran, të cilin e ka mundësuar „Marrëveshja e Parisit“.

 

 

 

Në përgjithësi, rreth 60 doganierë dhe policë francezo-zviceranë kanë bashkëpunuar ngushtë për të arrestuar kosovarët. Të gjithë kosovarët e moshës në mes 24 e 37-vjeçare janë paraburgosur, ndërsa në rrjedhë e sipër janë hetimet për ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...