Arrestohet kosovari në Zvicër, reagon ministri Kuçi

Date:

12:13:19             2016-05-01

 

 

 

Në Cyrih të Zvicrës arrestohet një shqiptar i dyshuar për krime lufte. Serbia është duke kërkuar ekstradimin e tij dhe kjo ka shkaktuar reagime.

 

 

 

Të martën e kaluar, policia kantonale e Cyrihut kishte arrestuar një shqiptar nga Kosova, ndaj të cilit Serbia kishte ngritur akuza për krime lufte. Në vitin 1998, si pjesëtar i UÇK-së, ai ka kryer krime lufte ndaj popullatës serbe, informon „Sonntagszeitung“.

 

 

 

Por, i arrestuari i ka kundërshtuar akuzat ndaj tij dhe refuzon të ekstradohet në Serbi. Edhe Ambasada e Kosovës në Bernë ka kërkuar sqarime dhe për këtë rast, ka intervenuar personalisht edhe ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi që iu ka drejtuar personalisht Simonetta Sommarugës.

 

 

 

Në një letër drejtuar homologes së tij, Kuçi ka shkruar se ekstradimi në Serbi nuk është i pranueshëm. Për të aktet e kryera evetuale të shtetasit kosovar, përgjegjëse është drejtësia kosovare e jo shteti fqinj.

 

 

 

Që nga viti 1998, kosovari jeton në Zvicër. Sipas „Sonntagszeitung“, familja e tij gjatë luftës në Kosovë, pothuajse ishte shuar e tëra nga forcat serbe: 13 familjarëtë afërt, në mesin e të cilëve edhe gruaja e tij ishin vrarë, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Në vendlindjen e tij në Rahovec, atëbotë ishin kryer disa masakra kundër banirëve civilë. Por, edhe UÇK-ja kishte vrarë serbë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...