Austriakët të frikësuar nga „Shqipëria e Madhe“

Date:

08:28:51                  2016-03-27

 

 

 

Një tifoz shqiptar kishte arritur të fusë në stadium një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe, në ndeshjen miqësore në mes të Austrisë dhe Shqipërisë, të cilën vendësit e fituan me rezultat 2:1. I njëjti flamur ishte përkujdesur për trazira në ndeshjen në mes të Serbisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar në Beograd, shkruan gazeta austriake „Heute“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Sipas gazetës austriake, tifozi shqiptar e kishte shfrytëzuar ndeshjen në stadiumin „Ernst-Happel“ të Vjenës, për arsye politike. Atij i kishte shkuar përdore që të trafikojë flamurin e kontestuar në stadium, ndërsa e ksihte valëvitur para dhe gjatë ndeshjes disa herë.

 

 

 

Edhe përkundër masave të larta të sigurisë, tifozit shqiptar i kishte shkuar përdore të trafikojë flamurin në fjalë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...