Fëmija shqiptar me emrin e lumit Rajnë shkakton bujë të gjermanët
13:22:11 2016-03-28
Më 5 nëntor të vitit të kaluar, rreth orës 7.40 në një spitali të Kölnit në Gjermani, erdhi në dritë një foshnje shqiptare.
Një foshnje e rëndë 3,7 kg dhe 55 cm e gjatë, e cila shkaktoi bujë të vërtetë në rrethinë.
Babai dhe nëna e saj janë prindërit e parë në përgjithësi, të cilët fëmijët e tyre e pagëzuan me emrin e lumit Rajnë (Rhein)! E gjithë kjo, në shenjë falënderimi ndaj qytetarëve të Kölnit.
Gjatë një vizite të gazetarëve të „Express“-it gjerman, familjes shqiptare, pasditen e së shtunës kishte mbretëruar një idilë e vërtetë pranë Rajnës. Si zakonisht, lumi rrjedhë në mënyrë stoike dhe i qetë, ndërsa foshnja Rhein fle e qetë në karrocën e saj. „Por, ajo mund të jetë edhe stuhike dhe e rrëmbyeshme si emnaku i saj“, pohon me buzëqeshje e ëma e saj, Eriselda (28).
Por, si kanë ardhur në këtë ide, prindërit shqiptarë të cilët në Köln kanë ardhur tash e shtatë muaj më parë?
„Këtu jetojmë në një qendër strehimore për refugjatë. Më me dëshirë dalim në shetitje dhe vendi ynë i preferuar është lumi Rajnë“, deklaron për „Express“ babai 36-vjeçar, njofton „Shtegu.com“.
Një gjë të tillë e kishte ditur edhe gjyshi, i cili është historian dhe gjeograf, me vendbanim në Shqipëri dhe zemra e të cilit gjithnjë kishte rrahur për Gjermaninë. „Kemi një respekt të madh ndaj tij dhe i besuam që ai të na e pagëzojë fëmijën. Ne e duam këtë emër dhe personalisht e kemi përkrahur“.
Vëllai i foshnjes, Ithani pesëvjeçar, gjithashtu është krenar për vëllain e tij me emër të pazakonshëm. „Të gjithëve në foshnjore u tregon me krenari se është vëllai i Rheinit“, vazhdon Eriselda. E gjithë familja është e dhënë pas Gjermanisë tash e një kohë të gjatë. Babai i Rheinit quhet Gerd (shqip: Gerdi). „Babai im më ka pagëzuar sipas futbollistit gjerman Gerd Müller“, pohon ai me buzëqeshje.
Me gjithë dëshirë familja shqiptare do të qëndronte në Köln, ata janë dashuruar marrëzisht në këtë qytet. Por, pasi Shqipëria llogaritet si një vend i sigurt i prejardhjes, një gjë e tillë do të jetë më se e vështirë.
Gerdi Hibo është në kërkim të një pune, për të mundur të qëndrojë në Gjermani. „Do ta bëja secilën punë, për të ushqyer familjen time“, pohon ai.
„Jemi përjetësisht mirënjohës për gjithçka që Kölni dhe banorët e tij bënë për ne. Edhe po të mos kemi mundësi të qëndrojmë këtu, tani kemi diçka që do të na përkujtojë kohën e qëndrimit tonë këtu – birin tonë, Rhein“.