Përmbyset vetura e kosovarit 21-vjeçar, shpëtojnë me lëndime të lehta

Date:

09:53:23                 2016-03-23

 

 

 

 

Fat të jashtzakonshëm në fatkeqësi kanë pasur kosovari 21-vjeçar dhe bashkudhëtarja e tij, gjatë një aksidenti të shkaktuar nga vetë vozitësi, në Zürich-Schwamendingen të Zvicrës: Vetura e tij është rrokullisur, duke u përmbysur mbrapshtë në kulm dhe është shkatërruar tërësisht. Për fat të mirë, që të dy udhëtarët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

 

 

 

Sipas informatave të policisë zvicerane, natën e fundjavës që lamë pas, vozitësi e kishte humbur kontrollin mbi veturë, duke dalë nga rruga. Dy dëshmitarë të aksidentit i kishin nxjerrë të lënduarit menjëherë nga vetura e përmbysur, që më pas të dërgohen për kontroll mjekësor në spitalin më të afërt.

 

 

Download

 

 

Shkaqet e aksidentit do të ndriçohen, ndërsa policia dyshon në tejkalimin e shpejtësisë, shkruan „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Vozitësit të ri kosovar, menjëherë i është konfiskuar patentë shoferi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...