Barazia e parandalon dhunën – Niseni vitin 2026 me dinjitet dhe siguri

Date:

4 Janar 2026 – Shpesh mendojmë se dhuna është vetëm fizike, por ajo ka shumë fytyra që fshihen pas „dashurisë“ apo „zakonit“. Ky fillim viti është momenti i duhur për të kuptuar nëse marrëdhënia juaj bazohet te barazia apo te kontrolli.

Nuk je vetëm. Nëse e njeh veten në këto situata, është koha të reagosh:

Shenjat që nuk duhen injoruar:

  • Presioni i heshtjes: Nëse ai bërtet për të të nënshtruar dhe ti hesht nga frika, kjo nuk është komunikim. Është dhunë.

  • Dashuria nuk është burg: Nëse ai e di gjithmonë se ku je dhe kontrollon lëvizjet e tua, ky nuk është kujdes, është mbikëqyrje.

  • Frika në një shikim: Kur një vështrim i tij mjafton që ti të mos guxosh të flasësh, ti po jeton nën diktat, jo në liri.

  • Jo-ja jote ka peshë: Nëse ai e kthen „Jo-në“ tënde në „Po“ përmes presionit apo detyrimit, integriteti yt po shkelet.

  • Nevojat e tua vlejnë: Një lidhje ku vlejnë vetëm rregullat dhe nevojat e tij është një lidhje e pabarabartë.

  • Shakaja që vret: Nëse je gjithmonë ti objekt i talljes dhe nënçmimit, kjo është dhunë psikologjike që të shkatërron vetëbesimin.

Barazia është zgjidhja

Një marrëdhënie e shëndetshme të bën të ndihesh e lirë, e sigurt dhe e vlerësuar. Dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje dhe, mbi të gjitha, nuk është faji yt.

Merr mbështetje – është falas dhe konfidenciale

Nëse ndihesh e rrezikuar ose e pasigurt, mos prit. Këto organizata në Zvicër janë këtu për ty:

Vepro sot. Për veten tënde dhe për të ardhmen tënde.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...