Rezultatet sipas KQZ-së (98% të votave të numëruara):
Sipas të dhënave zyrtare që po ndiqen në kohë reale nga Shtegu.com, renditja e partive kryesore është si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 49.62%
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 21.17%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 13.68%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 5.71%
“Fitorja më e madhe në histori“
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Albin Kurti iu drejtua simpatizantëve të mbledhur në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si „fitoren më të madhe në historinë e vendit“. Ai premtoi formimin e shpejtë të institucioneve, duke kërkuar bashkëpunim edhe nga opozita për çështje të interesit nacional dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Çfarë ndodh me numrat në Kuvend?
Megjithëse LVV është afër pragut prej 50%, mbetet të shihet pas numërimit të votave të mërgatës dhe atyre me kusht nëse do t’i arrijë 61 ulëse për të qeverisur e vetme. Aktualisht, projeksionet tregojnë se LVV do të jetë forca dominuese, ndërsa PDK dhe LDK pësuan rënie në krahasim me parashikimet e hershme.
Shtegu.com raporton se procesi zgjedhor u zhvillua i qetë dhe me një pjesëmarrje prej rreth 45%, një rritje e lehtë kjo në krahasim me procesin e dështuar të shkurtit.
Mbetuni me Shtegu.com për t’u njohur me emrat e deputetëve të rinj dhe hapat e parë drejt krijimit të Qeverisë „Kurti 3“.
Raporton: Shtegu.com

