Setki Ibraimi të shpallet Njeriu i Vitit nga Shoqata “Fan Noli” në Austri

Date:

AKADEMIK SETKI IBRAIMI, NJERIU I VITIT DHE ZËRI I FORTË I DIASPORËS

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Shoqatës së Letërsisë “Fan S. Noli” – Stockerau, u mor vendimi unanim që Akademik Setki Ibraimi të shpallet Njeriu i Vitit. Ky nuk është një titull formal, as një nder simbolik, por një vlerësim i merituar për një jetë të tërë të vënë në shërbim të diasporës, kulturës dhe çështjes shqiptare.

Ky vendim buron nga puna e palodhshme, e vazhdueshme dhe e përgjegjshme e Akademik Setki Ibraimit ndër vite në mërgatë. Ai nuk ka qenë kurrë spektator i zhvillimeve, por aktor aktiv, gjithmonë në ballë të iniciativave qytetare, kulturore dhe kombëtare. Përkushtimi i tij ka kapërcyer kufijtë e një shoqate apo institucioni dhe është shndërruar në zë përfaqësues të diasporës shqiptare.

Akademik Setki Ibraimi është zgjedhur tri herë radhazi kandidat asambleist në Stockerau, dëshmi e besimit qytetar dhe respektit institucional që ai gëzon. Angazhimi i tij kulmon me rolin e tij në Gemeinderat Europa, ku ai vazhdon të përfaqësojë me dinjitet komunitetin dhe vlerat që mbron.

Në fushën kulturore dhe shoqërore, ai mban detyrën e Sekretarit të Shoqatës së Letërsisë “Fan S. Noli”, duke kontribuar drejtpërdrejt në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe identitetit shqiptar në diasporë.

 

Vlerësimet ndërkombëtare nuk kanë munguar.

Nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Nju Jorkut është nderuar me titullin Akademik, ndërsa nga Akademia e Brazilit ka marrë titullin Ambasador i Paqes – dëshmi se veprimtaria e tij ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe është njohur në arenën ndërkombëtare.
Akademik Setki Ibraimi përfaqëson modelin e njeriut që nuk lodhet, nuk hesht dhe nuk tërhiqet, edhe kur rruga është e vështirë. Ai është shembull se si mergata shqiptare është gjithmonë në gatishmëri për ndihmë, për angazhim dhe për mbrojtjen e vlerave njerëzore e kombëtare.

Për ne si Shoqatë, por edhe për mbarë diasporën shqiptare, Akademik Setki Ibraimi është një kolos, një figurë që frymëzon, bashkon dhe flet me vepra.

Prandaj, shpallja e tij Njeriu i Vitit është jo vetëm e drejtë, por edhe e domosdoshme.

Ky është zëri i fortë i diasporës.
Ky është emri që nderon punën, përplotë dinjitetë e përgjegjësi!

Huazuar nga portali https://orfeu.al/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...