Skandal! Ja çfarë u mësohet fëmijëve të klasës së dytë (Foto)

Date:

11:39:55          2016-01-17

Nxënësve të klasës së dytë të shkollës fillore u mësohet se si të gjejnë ‘zgjidhje’ kur nuk duan të shkojnë në shkollë.

 

 

Në Leximin e Klasës së Dytë, tregohet një bisedë lidhur me “magjinë e shkumësit”. Aty shpjegohet se si shkumësi që përdoret për të shkruar në tabelën e zezë mund të përdoret edhe si truk për të mos shkuar në shkollë duke e shkrirë dhe e pirë me ujë.

Ja si u mësohet fëmijëve 7-8 vjeç të klasës së dytë, që të tresin shkumësin në ujë. Po, po! Treteni shkumësin në ujë, pijeni dhe do ju rritet temperatura! Biseda po vërtitej rreth shkumësit; tabela e zezë, pa një shkumës, nuk asnjë kuptim. Që të gjithë nxënësit tundnin kokën për ta miratuar këtë mendim. Është një e vërtetë, që, si i thonë fjalës, nuk e luan as topi. Por Tomori u tha shokëve të klasës së 4b:

 

shkumesi magjik-Mos harroni se shkumësi të ndihmon dhe për t’u “sëmurë”, sa herë që dëshiron!

 

Disa nuk e kuptuan mirë shprehjen e çuditshme dhe i kërkuan hollësira.

 

-Është shumë e thjeshtë, -filloi t’i sqarojë Tomori, -ja, unë për shembull, kur nuk dua të shkoj në shkollë, tres një copë shkumës në një gotë me ujë, e pi dhe më ngrihet temperatura menjëherë.

 

Nëna, porsa ma vë dorën në ballë, më thotë e merakosur;

 

-Shpirti im, xhani i mamit, paske të nxehtë, sot nuk do të shkosh në shkollë!

 

Unë bëj ca naze.

 

-Jo, moj mami, nuk e lë shkollën, do të vetë dhe i sëmurë!

 

Por nëna ma mbyll derën me çelës dhe nuk më lejon të dal nga shtëpia! Kush nuk më beson, le të pijë ujin me shkumësin e tretur dhe do të shikojë se sa shpejt do t’i ngrihet temperatura. (LAJM)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...