Atëbotë gjashtëmbëdhjetëvjeçar, tani avokat i njohur në Kosovë

Date:

Lufta e Kosovës i detyroi shqiptarët që të arratiseshin nga vendi, pas një fushate masive shtypjeje e dëbimi të dhunshëm nga vatrat e tyre. Por, kishte edhe nga ata të cilët kishin vendosur të mos largoheshin nga vendlindja e në mesin e tyre ishte edhe atëbotë gjashtëmbëdhjetëvjeçari Flamur Troni nga Kovaçeci i Kaçanikut, nxënës i vitti të dytë në gjimnaz, i cili ishte strehuar në një kodër mbi fshat

Ai i përkujton me nostalgji momentet kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë. I mësuar me shprehinë që t`u përballojë kushteve të rënda të asaj kohe, të vuajtjeve dhe katrahurave të ndryshme, për portalin „Shtegu“, Flamuri rrëfen se si një ditë para çlirimit të vendit, gisa gazetarë britanikë e kishin informuar se të nesërmen forcat ndërkombëtare të NATO-s do të futeshin në Kosovë, një aksion që për Flamurin dhe të afërmit që ishin fshehur në afërsi, ishte e paimagjinueshme, pas gjithë atyre vuajtjeve.

“Nuk do ta harroj kurrë atë ndjenjë kur e dëgjuam zhurmën e fluturakeve që po vinte nga Gryka e Kaçanikut. Të gjithë filluam të brohorisnim e të përqafoheshim, nuk na besohej se po ndodhte një mrekulli e tillë, ishim pajtuar me fatin se herëdo-kurëdo do të vdisnim nga uria dhe etja, por ishim të vendosur që eshtrat të na mbeteshin në Kosovë“, vazhdon Flamuri. „E kishim vendosur që edhe po të na faronin të gjithëve, kishim familjarë në mërgim dhe nuk brengoseshim aspak për fatin tonë. Të vetmet familje që kishin mbetur ishin ajo e Ganiut, Hakiut dhe Ramadanit, gjithsej 50-60 antarë, pjesa më e madhe prej të cilëve ishin gra, pleq dhe dhumë fëmijë. Babai im dhe tre xhaxhallarët i kisha të kyçur në UÇK“, vazhdon Flamuri.

Ëndrrat e tij po bëheshin realitet, ai dhe të afërmit e tij do të mund të ktheheshin në vatrat e tyre, ndërsa nuk munguan edhe falënderimet e uratat për forcat ndërkombëtare të cilat u dolën në ndihmë të arratisurve në çdo mënyrë. I pajisur me humor të pasur edhe në momentet më të vështira të jetës, Flamuri e potencon një shaka me ushtarët ndërkombëtarë të cilët i kishin pyetur nëse duan ushqim. „A keni bre ndonjë çokollatë, se sa për ushqim jemi mësuar ta mbajmë barkun me dorë nga uria“?

Në librin e tij të botuar Hajrush Kurtaj shkruan për një veprim interesant dhe guximin e Flamurit për të ushtruar edhe veprime të tjera të ndërlikuara, të pazakonshme për një adoleshent. Ja një fragment nga libri i Hajrush Kurtajt: „Përpilimi i listave me emrat e atyre qytetarëve, të cilët nuk janë larguar nga shtëpitë e tyre. Derisa ne punonim me një dinamikë të shtuar, në Komandën e Brigadës erdhi i riu Flamur Troni, i cili kishte mbushur një kovë prej 3 kg me dredhëza. Ky gjest i Flamurit nuk na bëri përshtypje të veçantë. Ne me të ishim mësuar. Veprime të ngjashme ai kishte pasur edhe shumë herë të tjera. Në çdo kohë e rrethanë ishte me UÇK-në dhe në shërbim të saj. Ai jo vetëm që na sillte ishqim, por kërkonte dhe kishte gatishmërinë e përhershme të kryente edhe shërbime më të ndërlikuara sio në informim e vëzhgim, Flamuri disa herë kishte marrë pushkën dhe ishte pozicionuar në vijën e frontit. Ai kishte gatishmërinë që gjithherë të gjendej në vijë të frontit, por një gjë e tillë nuk i lejohej për shkak të moshës së re që kishte. Duke parë veprimet e këtij djaloshi trim, fitonim bindjet se kjod o të jetë gjeneratë e artë e cila do të forcojë shtetin e Kosovës dhe do ta realizojnë ëndrrën shekullore: bashkimin e trojeve tona të ndara në gjashtë vende. Pra, do të zhduken kufijtë e krijuar paddrejtësisht në tokat shqiptare“.

Aktualisht, Flamur Troni ka një zyrë avokatie në Kaçanik dhe po ushtron me sukses këtë profesion. Me punimin e tij të diplomës „Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçëm në territorin e Komunës së Kaçanikut, gjatë viteve 2000-2010“, në vitin 2011 Flamuri fitoi titullin Master, drejtimi penal.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...