VMRO: Sa herë afrohen zgjedhjet, Ali Ahmetit i kujtohet gjaku dhe patriotizmi fals, i llojit më të ulët milosheviqian

Date:

VMRO: Sa herë afrohen zgjedhjet, Ali Ahmetit i kujtohet gjaku dhe patriotizmi fals, i llojit më të ulët milosheviçian

 

VMRO DPMNE-ja ka reaguar rreth deklaratave të fundit të kreut të BDI-së. Partia në pushtet akuzon Ahmetin se sa herë afrohen zgjedhjet atij i kujtohet gjaku dhe patriotizmi fals, i llojit më të ulët milosheviçian.

“Para çdo cikli zgjedhor, Ahmeti kërkon aktualitet duke i nënçmuar shqiptarët, të cilët për shkak të tajkunëve dhe sheikëve që ai i krijoi mbi kurrizin e shqiptarëve të ndershëm, jetojnë rëndë dhe gjithnjë e më shumë po shpërngulen nga vendi. Ahmeti është, siç do të thoshin serbët që i ka idhuj, një “prishës i qetësisë” dhe duhet ta kuptojë se vëmendja nuk kërkohet, por fitohet”, thonë nga VMRO. “Nuk është mirë të nënçmosh popullin tënd dhe të shpikësh tema që janë të gabuara, manipuluese dhe krijojnë tensione vetëm pse je i frikësuar”, shtojnë nga partia e Mickoskit. (Alsat)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...