Iniciativa zvicerane për ndalimin e formimit të „Qendrës islamike dhe shoqëria“ është diskriminuese

Date:

13:24:02       2016-01-13

 
Teksti i cili ka grumbulluar më tepër se 9.700 nënshkrime, kundërshton hapjen e „Qendrës islamike dhe shoqëria“

 

 

Këshilli kantonal i Friburgut në Zvicër, ka kërkuar zhvlerësimin e iniciativës kundër hapjes së „Qendrës islamike dhe shoqëria“. Sipas dy opinioneve ligjore të Këshillit kantonal, ky tekst është diskrimnues dhe në kundërshtim me Kushtetutën zvicerane.

 

 

Këshilli kantonal, këtë njoftim ia dërguar gjatë javës Këshillit më të lartë të Kantonit të Friburgut në shqyrtim, kanë njoftuar të mërkurën nga ky institucion. Një vendim të tillë, Këshilli kantonal e kishte marrë më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

 

 

Iniciativa kishte tubuar 8.734 nënshkrime për të krijuar një bazë legale ligjore, para se të kundërshtohej krijimi i këtij institucioni akademik, që ka të bëjë me studimet e fesë myslimane në shoqërinë zvicerane, shkruan „29 Minutes“, njofton „Shtegu.com“. Hapja zyrtare e kësaj qendre pritet të bëhet në semestrin e parë të këtij viti.

 

 

Dy profesorët e konsultuar, ekspertë të së drejtës kushtetuese zvicerane, Pascal Mahon nga Universiteti i Neuchâtelit dhe Benjamin Schindler nga ai i St-Gallenit, theksojnë se kjo ndalesë e bazuar në dallim konfesional, e cila është e orientuar kundër pjesëtarëve të vetëm një religjioni, është diskriminuese. Ajo bie ndeshë me Kushtetutën zvicerane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...