Dorëzohen vrasësit e Leartit, Arditi i pafajshëm

Date:

17:14:13       2016-01-11

 

 

Ardit Ame nuk është vrasësi i 19-vjeçarit Leart Ademi javë më parë në afërsi të restorantit Biznes në Çair të Shkupit, raporton gazeta KOHA. Para pak çasteve, në policinë e Shkupit janë dorëzuar dy të rinj shqiptarë nga Shkupi, Nedim D. dhe Enis S., të cilët siç mëson gazeta KOHA, e kanë pranuar sulmin vdekjeprurës ndaj Leartit, si dhe plagosjen e shokut të tij, Edis Fakiq. Në polici informojnë se “mosmarrëveshja” gjatë hetimeve ka ndodhur pasi njëri nga të dorëzuarit e sotëm, ka ngjashmëri të madhe fizike me Ardit Amen, i arrestuar një ditë pas vrasjes së Leartit. Gjatë marrjes në pyetje të Arditit tashmë të pafajshëm, i njëjti disa herë ka mohuar vrasjen e Leartit, megjithëse dëshmitari i rastit, Edis Fakiq, thonë zyrtarë të policisë, për shkak të ngjashmërisë, e kishte ngatërruar Arditin me vrasësin e vërtetë. Ndryshe, Leart Ademi iu nënshtrua plagëve të marra nga një thikë, të shtunën e kaluar, kur dy persona, për arsye banale, e kishin goditur tre herë – dy në gjoks dhe një në stomak. (KOHA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...