Policia detyron plaçkitësin të hajë 40 banane

Date:

17:06:32       2016-01-11

 

 

Në Indi, një person e kishte vjedhur një gjerdan të artë. Duke u arratisur nga policia, ai e kishte gëlltitur „gjahun“ e tij. Me këtë rast, policia kishte urdhëruar një masë të jashtzakonshme, duke e detyruar hajnin që të hajë 40 banane.

 

 
Policia në qytetin Mumbai të Indisë, e ka detyruar një person që brenda ditës të hajë më tepër se 40 banane, për ta nxjerrë nga trupi gjerdanin e plaçkitur, si pasojë e ndikimit të frutave.

 

 
Sipas një deklarate të zëdhënësit të policisë, Shankar Dhanavade, të dhënë gjatë të hënës, hajni kishte mohuar t`ia ketë vjedhur një gruas në rrugë gjerdanin e artë. Por, në një fotografi të Rentgenit në një spital, hetuesit e kishin parë gjerdanin në barkun e plaçkitësit.

 

 
Njëri nga mjekët u kishte sugjeruar policëve që ta zbatojnë një metodë të shtrenjtë për ta nxjerrë nga trupi i të dyshuarit gjerdanin, por ajo kishte vendosur që të aprovojë masën e saj më të lirë. Me ndihmën e efektit të frutave, gjerdani më në fund u gjendë në duart e policisë, duke dëshmuar se plaçkitësi gjatë arratisjes e kishte gëlltitur ate. Për momentin, plaçkitësi 28-vjeçar gjendet në paraburgim dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal, shkruan „Focus“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...