Urimi i Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, me rastin e Ditës së Çlirimit

Date:

Të dashur bashkatdhetarë,
Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, në emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë me rëndësi të veçantë për vendin tonë.
Kjo ditë na kujton sakrificën dhe qëndresën e brezave të tërë që kontribuan në rrugën drejt lirisë.
Në këtë ditë të veçantë përkujtojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme për dëshmorët tanë, për invalidët dhe veteranët e luftës, për ish të burgosurit politikë.
Po ashtu edhe për shtetet mike.
Shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë, e cila iu gjind vendit në ditët më të vështira dhe vazhdon edhe sot në liri të jetë pranë atdheut.
12 Qershori është një ditë reflektimi, por edhe një thirrje për të vazhduar me përkushtim në ndërtimin e një shteti demokratik, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
Me respekt,
Vigan Berisha
Konsull / Shef Misioni
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...