Në plazhin Phukets Karon Beach mbytet një turiste shqiptare

Date:

Një turiste 41-vjeçare shqiptare vdiq të martën (10 qershor 2025) pëderisa po notonte në plazhin Phukets Karon Beach

 

Gruaja po notonte me bashkëshortin e saj 43-vjeçar nga Egjipti kur papritmas u zhduk në ujë rreth orës 4 të pasdites. Rojet bregdetare e gjetën pushuesen pa ndjenja në det pak kohë më vonë dhe menjëherë filluan masat e ringjalljes, transmeton portali Shtegu.

 

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ajo nuk mundi të shpëtohej dhe u shpall e vdekur në plazh. Trupi u transferua në Spitalin Vachira Phuket për autopsi dhe ekzaminim të mëtejshëm mjeko-ligjor. Sipas policisë, çifti ishte në ditën e parë të pushimeve të tyre në ishull.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...