Pas dy operacioneve të suksesshme punëtori shqiptar del nga spitali

Date:

Punëtori (34) nga Shqipëria, i cili pësoi djegie të rënda në shpërthimin në kompaninë e aluminit në Bolzano më 21 qershor, tashmë ka mundur të largohet nga spitali i Veronës

 

34-vjeçari u dërgua në qendrën e djegieve nën drejtimin e Dr. Maurizio Governa, e cila është qendra referuese e rajonit në raste të tilla. Kur u shtrua në spital, pacienti ishte në gjendje shumë të rëndë për shkak të shkallës së djegies.

 

Atij iu desh të operohej dy herë, një herë në gjoks dhe gjymtyrët e sipërme dhe një herë në gjymtyrët e poshtme.

 

Siç është bërë tashmë e ditur, ai doli nga spitali të premten e kaluar pas 63 ditësh trajtim intensiv, transmeton portali Shtegu. Nga shpërthimi humbi jetën punëtori Bocar Diallo (31) dhe 5 të tjerë u plagosën, disa në gjendje të rëndë, shkruan portali „Stol“.

 

Zyra e prokurorit publik të Bolzanos po heton dyshimet për vrasje nga pakujdesia dhe lëndime të shumta trupore nga pakujdesia.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...