Drejtori i Zyrës për Parandalimin e Aksidenteve (BPA) Stefan Siegrist u bën thirrje politikanëve të ndërmarrin veprime dhe të mbështesin më mirë Zyrën Federale të Rrugëve
Nevojitet më shumë mbështetje nga politikanët për të reduktuar numrin e aksidenteve nëpër rrugët zvicerane. Kjo është bindja e drejtorit të Zyrës për Parandalimin e Aksidenteve (BPA), Stefan Siegrist, shprehur në “Tages-Anzeiger” të shtunën.
Duhet thënë se vitin e kaluar rruga ua mori jetën 236 personave, shifra më e keqe në 5 vjet. Ajo shkaktoi gjithashtu më shumë se 4 000 lëndime të rënda, niveli më i lartë në 10 vjet. Megjithatë, objektivi i Zyrës Federale të Rrugëve është të zvogëlojë numrin e vdekjeve në 100 dhe atë të të lënduarve në 2500.
Sipas Stefan Sigriest „Diçka ka ndryshuar“. “Në diskutimet me politikanët, ndjej se, në mendjet e tyre, siguria rrugore është një fakt i hidhur. Ata mendojnë: gjithmonë më shumë automjete, gjithmonë më pak lëndime. Por sigurinë rrugore do ta arrijmë vetëm me punë”, kujton ai.
Sipas drejtorit, zyrtarët e zgjedhur duhet të mbështesin Zyrën Federale të Rrugëve „në një mënyrë më të qëndrueshme“, duke vënë theks të veçantë në aksidentet e shumta në lokalitet.
Ai përmend si shembull numrin e aksidenteve me vdekje në një vendkalim për këmbësorë, i cili u trefishua vitin e kaluar, transmeton portali Shtegu. “Një vendkalim për këmbësorë nuk garanton siguri nëse nuk është ndërtuar si duhet. Shpesh, vendimmarrësit nuk u pëlqen ta dëgjojnë këtë. Por është më mirë të mos kesh një kalim se sa të kesh një projektuar keq”, thotë ai. „Prandaj është e rëndësishme që ajo të jetë qartë e dukshme, ditën dhe natën“.
Sa i përket mjeteve të reduktimit të aksidenteve, ato janë të njohura: 30 km/h brenda lokaliteteve, zhvillim më i mirë i rrugëve, më shumë ndërgjegjësim dhe më shumë kontrolle policore, argumenton Stefan Siegrist. “Të gjitha këto masa nuk janë as të reja dhe as radikale. Por këto janë metoda realiste dhe të provuara që nuk janë armiqësore ndaj lëvizshmërisë. Nëse i zbatojmë ato në mënyrë më të vazhdueshme dhe më intensive, mund të arrihen objektivat e FEDRO”.

