Kreu zviceran qëndron mbi qilim të njollosur?!

Date:

Në foton zyrtare të kreut më të lartë shtetëror zviceran, në qilimin mbi të cilin ata kanë qëndruar, janë vërejtur njolla. Por, zëdhënësi i Konferderatës zvicerane, ka një sqarim.

 

 

„Kush i ka hequr aq vonë çizmet?“, kishte bërë humor një përdorues i Twiterit, mbi foton e këshilltarëve nacionalë zvicerane, pak pas votimit. Në fakt, fotoja e parë më politikanët e rinj nuk dukej edhe aq e pastër: Gjithandej nëpër qilim mund të vëreheshin njolla të shumta. Edhe një përdorues tjetër i rrjetit e kishte thumbuar zëdhënësin, André Simonazzi, me fjalët: „Duhet ta rrotulloni qilimin, apo të gjithë i keni këmbët e lagura?“

 

 

Në përgjigjen e tij, Simonazzi thekson: „Natyrisht se qilimi është i pastër! Njollat e paraqitura janë vetëm efekt i ndriçimit të fortë“. Fotoja është origjinalë dhe jo e përpunuar. Një efekt i ngjashëm mund të vërehet edhe në foton zyrtare të vitit 2011. Me atë rast, këshilltaret nacionale, Micheline Calmy-Rey dhe Eveline Widmer-Schlumpf, kishin qeshur me të madhe për qilimin „e njollosur“, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

09:13:31       2015-12-11

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...