Dhëndri i Donald Trampit do të shndërrojw objektet ushtarake në Shqipëri e Ballkan në hotele luksoze

Date:

Jared Kushner njoftoi në X ndërtimin e pronave luksoze në Shqipëri dhe Serbi. Madje, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump ka hyrë në një marrëveshje 100-vjeçare me qeverinë serbe


Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump (77) ka prezantuar planet e investimeve për ndërtimin e pronave luksoze në Serbi dhe Shqipëri. Dhëndri i Trump, Jared Kushner (43) shkroi të shtunën në shërbimin online, transmeton portali Shtegu.


Sipas ministrit serb të Infrastrukturës Goran Vesiq (55), marrëveshja me Kushnerin ka të bëjë me ish-selinë e ushtrisë në Beograd, e cila u bombardua disa herë në vitin 1999 gjatë sulmeve ajrore të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Sipas ministrit, qeveria do t’i japë kompanisë së Kushnerit pa pagesë tokën dhe ndërtesën e ish-selisë qendrore për 100 vjet. Sipas një raporti në „New York Times“, aty do të ndërtohen një hotel luksoz, 1500 njësi banimi dhe një muze.


Në Shqipëri, sipas raportit të gazetës, ishulli i Sazanit, ku dikur kishte një bazë të fshehtë ushtarake, do të kthehet në një destinacion luksoz turistik. Sipas „New York Times“, partneri i biznesit i Kushnerit në projekte është ish-ambasadori amerikan në Berlin gjatë mandatit të Trumpit në detyrë, Richard Grenell (57).

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...